Aktualitet

‘Bisedime me shoqatën e Transportit’/ Ibrahimaj PARALAJMËRON: Rritje çmimi për karburantet

22 Shkurt 2022, 10:01 Nga DOSJA
‘Bisedime me shoqatën e Transportit’/ Ibrahimaj

TIRANË– Rritje të çmimeve të karburanteve! Kjo është ajo që u paralajmëruar ditën e sotme nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për mediat. Sipas saj, koncesionari i pompave të naftës ka bërë kërkesë për të rritur tarifën e për këtë kërkesë është ngritur një grup pune dhe pasi ministria ta vlerësojë kërkesën do të dalë në një rezultat përfundimtar.

Ministrja Ibrahimaj foli edhe për rritjen e çmimeve në përgjithësi për të cilat tha se pritet një stabilizim i çmimeve nga gjysma e dytë e vitit 2022. Ibrahimaj tha gjithashtu se kanë mbetur edhe pak ditë dhe Ministria do të nisë kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve i cili do të nisë në muajin e ardhshëm, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë.

Paralajmërimit të shoqatës së transportit rrugor për ndërprerje të shërbimit, Ministrja deklaroi se do të merren parasysh kërkesat e tyre. Ibrahmiaj tha se pritet të ulen në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit, e se për kërkësat që ata kanë parashtruar do të ketë vendimmarrje, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

Rritja e karburanteve vjen në të njëjtën linjë me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, pasi një fuçi naftë gjatë muajit muajit shtator është rritur nga 55$ për fuçi, në 80 dollarë. Sot gazi arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë. Shqiptarët po përballen një shtrenjtim të kostos së jetesës, pasi fillimisht rritja nisi me 10 lekë të reja për çmimin e bukës, e po ashtu është parashikuar që të rritet edhe çmimi i kafes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Transporti paralajmëroi ndërprerje! Ibrahimaj: Do kemi tryeza konsultative me to

‘Kontrolle për informalitetin e pagave’/ Ibrahimaj: Do ketë rritje çmimi për karburantet

Rritja e çmimit të naftës/ Ibrahimaj: Në gjysëm e dytë të vitit do të stabilizohet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike delina ibrahimaj rritet cmimi i karburantit delina ibrahimaj rritet cmimi i karburantit

Sondazh

Poll