Politike

“Grup kriminal”, Cani qesh me akuzat në Komision: Jo aq lart, kam qenë i pastrukturuar

21 Shkurt 2022, 14:14 Nga DOSJA
“Grup kriminal”, Cani qesh me akuzat në Komision: Jo aq lart,

TIRANË– Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka bërë edhe batuta me anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. I pranishëm në sallë, ai u pyet nga socialistja Ermonela Felaj nëse i është ushtruar presion për procedurat në lidhje me inceneratorët. Felaj përmendi dhe fjalën ‘grup i strukturual kriminal’ siç akuzon edhe Opozita, por Cani qeshi. Ai shtoi me humor se nuk e ka ndjerë veten aq lart, por ka qenë i pastrukturuar. 

Pjesë nga biseda: 

Ermonela Felaj: Gjithë këshilli i ministrave është konsideruar si grup i struklturuar kriminal. A jeni ndjerë ju i lobuar në mendimet që keni dhënë për procedurat për të cilat u pyetët?

Shkëlqim Cani: Duke qenë se ju e përmendët fjalën grup i strukturuar kriminal… s’e kam ndjerë veten për kaq lart, kam qenë i pastrukturuar (qesh). Përtej shakave, tani s’më duket që duhet të kisha qenë nën presion, secili ka bërë punën e vet. Ish-ministri ende s’është i dënuar e unë s’kam të drejtë as morale as guxoj ta mendoj që ai ka bërë këtë e atë, por dhe të tjerët s’më kanë ndërhyrë në punën time. Na kanë lënë në punën tone.

Jorida Tabaku: Keni pasur debate me stafin e ministrisë në atë kohë?

Shkëlqim Cani: Përgjithsësisht unë nuk debatoja për anën teknike.

Jorida Tabaku: Ka kaluar një VKM psër këtë kontratë koncesionare…..Kur është diksutuar në KM ka pasur shqetësim të veçantë?

Shkëlqim Cani: Nuk më kujtohet të ketë pasur shqetësim të vecantë. Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave ne i kishim dhënë mendimet paraprakisht dhe i kishim me shkrim mendimet.

Jorida Tabaku: Koka ju përgjigjet ju sjell letra nga e njëjta kompani e ju largoheni më pas nga ninistria….Kjo letër nuk merr asnjëherë përgjigje, për rastin e Fierit.

Shkëlqim Cani: Nuk është trimëri e madhe të kthesh përgjigje që neni kaq pika kaq kërkon këto dokumente. Kemi bërë thjesht një rutinë burokratike

Jorida Tabaku: Ju kujtohet të keni pasur ndonjë komunikim me ministrin Ahmetaj për inceneratorët?

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS çon në SPAK Tabakun, Sako braktis mbledhjen: Kulmi i injorancës!PD e padit

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor per inceneratoret shkëlqim cani komisioni hetimor per inceneratoret shkëlqim cani

Sondazh

Poll