Politike

Berisha takimnë Lushnje: Rama e përmend fjalën ‘fermer’ 2-3 herë në vit

21 Shkurt 2022, 10:32 Nga DOSJA
Berisha takimnë Lushnje: Rama e përmend fjalën

LUSHNJE – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi pasardhësin e tij në qeveri Edi Rama se po shkatërron bujqësinë. Në takimin me fermerët e Lushnjes, lideri historik i PD tha se Rama e përmend fjalën fermer 2-3 herë në vit. Nga ana tjetër, ish-kryetari i PD pranoi se sektori i bujqësisë nuk ka marrë mbështetjen që meriton nga të gjitha qeveritë.

“Megjithëse flet nga mëngjesi në darkë, fjalën fermer nuk e dëgjoni më shumë nga goja e tij se 2-3 herë në vit. Për të ferma, fermeri dhe bujqësia nuk ekziston. Mbi këtë bazë ai shpall të gjitha qëndrimet që po çon në shkatërrimin e këtij sektori. Sektori I bujqësisë në Shqipëri punëson rreth 40% të shqiptarëve, 15% e grave në Shqipëri kontribuon në 20% të prodhimit të brendshëm. Kontribuon në përmirësimin e balancit të pagesave, të eksporteve fruta-zarzave kanë arritur në 80 milionë euro në vit. është një objektiv i rëndësishëm për të mbajtur balancën e ekonomisë. Janë një seri faktorësh që e bëjnë këtë këtë sektor jetik. Ky sektor asnjëherë nuk ka marrë atë që meritonte mbështetjen nga qeveritë. Në vitet 2005-2013, të paktë janë ata që e di”, u shpreh Berisha në Lushnje.

LAJMI KRYESOR: Berisha me fermerët e Lushnjes:Rrisim buxhetin për bujqësinë, s’do paguani taksa për shitje

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne lushnje sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll