Politike

Berisha-fermerëve: S’do paguani taksa për shitje, rrisim buxhetin e bujqësisë

21 Shkurt 2022, 10:45 Nga DOSJA
Berisha-fermerëve: S’do paguani taksa për shitje, rrisim

LUSHNJE – Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi se do të rrisë buxhetin për bujqësinë në nivelin më të lartë se mesatarja e rajonit të Ballkanit nëse do rikthehet në pushtet. Në takimin me fermerët e Lushnjes, lideri historik i PD premtoi se fermerët nuk do të paguajnë taksë për shitjen e produkteve pasi shteti do të mbulojë shpenzimet për blerjen e tyre nga fermerët. Nga ana tjetër, ai tha se do të rritet sipërfaqa e tokës me dru frutorë duke vlerësuar toka në Shqipëri është shumë e vyer dhe e përshtatshme.

“Ne do subvencionojmë, të paktën ju garantoj që të paktën buxheti për bujqësinë do të jetë mbi mesataren e buxhetit të rajonit, sepse e kemi të domosdoshme,. Kemi buxhet 2 herë më të vogël se Kosova. Kosova ka trashëguar nëj sistem të madh në bujqësi, është sistem vaditjeje nga më të mirët, funksionon në mënyrë të përsosur. Që në vitin e parë do rrisim buxhetin për bujqësinë, do vazhdojmë përpjekjen tonë për të zgjeruar sipërfaqen e tokës, duke mbjellë kodra dhe shpate me dru frutorë. Nuk do hapim toka të reja. Terreni e lejon, e gjithë toka është me vlerë. Kështu që atë nismë që morëm për ullinjtë do vazhdojmë me drurët e arrave dhe frutorë. Në 80% të saj është për dru frutor, bimët e arave janë më pak problematike. Do subvenciojmë për blegtorinë për kokë dhe prodhimin. Fermeri nuk do të ketë taksë në shitjet e tij. Shteti nuk do i marrë asnjë taksë për shitjen. Do paguajë shtetit të gjitha taksat që ka bërë në blerje, është standart i BE, jo utopist”, u shpreh Berisha me fermerët në Lushnje.

LAJMI KRYESOR: Berisha me fermerët e Lushnjes:Rrisim buxhetin për bujqësinë, s’do paguani taksa për shitje

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne lushnje sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll