Sport

Lampard kërkon ndihmë nga Chelsea: midis tre të piketuarve edhe shqiptari Armando Broja…

21 Shkurt 2022, 15:10 Nga DOSJA
Lampard kërkon ndihmë nga Chelsea: midis tre të piketuarve edhe

ANGLI – Everton u mbështet te Frank Lampard me synimin për t’u rikthyer në krye të renditjes dhe për të filluar të vendosë themelet për të ardhmen.

Ish-legjenda e mesfushës së Chelseas, aktualisht trajner i Everton, sipas disa mediave angleze, do të shkojë në shtëpinë e bluve të Londrës për të kërkuar ndihmë për sezonin e ardhshëm.

Lampard synon të nënshkruajë me tre lojtarë të rinj londinezë, që po shkëlqejnë në Premier League në formë huazimi:

Billy Gilmour, Conor Gallagher dhe Armando Broja. Gilmour, një mesfushor 20-vjeçar skocez, luan në Norwich, ndërsa Gallagher, 22 vjeç po paraqitje të mirë me Crystal Palace.

Armando Broja, sulmuesi 20-vjeçar shqiptar, pjesë e Kombëtares kuqezi, është një nga zbulimet e Southamptonit këtë sezon, pas një edicioni mbresëlënës në sezonin paraardhës në radhët e skuadrës holandeze të Vitesses.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armando broja ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton frank lampard sulmuesi 20-vjeçar shqiptar trajner i everton armando broja ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton frank lampard sulmuesi 20-vjeçar shqiptar trajner i everton

Sondazh

Poll