Sport

Kjo nuk duhej për Juven! Lojtari i akademisë i bën gjëmën Allegrit, dëmton mesfushorin

21 Shkurt 2022, 12:10 Nga DOSJA
Kjo nuk duhej për Juven! Lojtari i akademisë i bën

ITALI– Juventus po i jep fund përgatitjeve në prag të ndeshjes kundër Villareal që do të luhet të martën në orën 21:00 për raundin e 1/16-tave të Champions League.

Kundër spanjollëve, Allegri nuk do të ketë në dispozicion Ruganin dhe Dybalën, të cilët u dëmtuan në ndeshjen kundër Torinos. Në seancën e fundit stërvitore, përveç Chiellinit, ka munguar edhe Bernardeschi, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht. Shumë lojtarë të Juve Under 23 ishin gjithashtu të pranishëm, duke përfshirë Soulè: argjentinasi, i përfshirë në listën B, është gati për ndeshjen e tij të parë europiane.

Megjithatë një tjetër lajm jo pozitiv është edhe gjendja e Adrien Rabiot. Gjatë stërvitjes, mesfushori francez u dëmtua në kaviljen e majtë pas ndërhyrjes së lojtarit të ri Stramaccioni.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri juventus rabiot allegri juventus rabiot

Sondazh

Poll