Sport

Media denoncon “gjestin e turpshëm”. Elanga u godit në kokë nga tribuna, teksa po festonte

21 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA
Media denoncon “gjestin e turpshëm”. Elanga u godit në

ANGLI – Shtypi anglez është shprehur i indinjuar të hënën nga hedhja e një objekti ndaj sulmuesit i Manchester United, Anthony Elanga, në fushën e Leeds. I futur në lojë pak minuta më parë, 19-vjeçari suedez u godit në kokë nga një monedhë, teksa festonte golin e tretë të shënuar nga shoku tij i skuadrës, Fred (2-3).

Në këtë sfidë të rëndë rivaliteti, të siguruar nga rreth 900 pjesëtarë të policisë, tribunat deri në minutën e 70-të ishin përmbajtur mirë.

Pas këtij incidenti, Elanga u trajtua nga mjekët dhe do t’i përgjigjej në mënyrën më të mirë “idiotëve” (shkruan “Mirror”) duke shënuar vetë në minutën e 88-të dhe fiksuar fitoren 4-2 për Manchester United.

“The Guardian” tregon episodin “e turpit” të tifozit, i cili ende është i paidentifikuar në këtë fazë nga policia, ndërkohë që klubi i Leeds dhe Federata Angleze ka hapur menjëherë një hetim të ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh këtë sezon në stadiumet angleze, kujton “Daiy Mail”. Në janar, mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rüdiger u godit nga një object i lëshuara nga tribuna e stadiumit të Tottenhamit dhe dy lojtarë të Aston Villa, Lucas Digne dhe Matty Cash, u goditën nga shishe plastike uji, të hedhura nga mbështetësit e Evertonit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 19-vjeçari suedez u godit në kokë nga një monedhë kapiteni i manchester united ndeshjes kundër manchester united 19-vjeçari suedez u godit në kokë nga një monedhë kapiteni i manchester united ndeshjes kundër manchester united

Sondazh

Poll