Sport

Brazil, Neymar i ‘qahet’ Ronaldo fenomenit: Për këtë brez, Kombëtarja nuk ka më rëndësi

21 Shkurt 2022, 11:33 Nga DOSJA
Brazil, Neymar i ‘qahet’ Ronaldo fenomenit: Për këtë

BRAZIL-Pas humbjes me Nantes në kampionat, Neymar është intervistuar nga gazetari brazilian Alexis Gaules. Sulmuesi ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me fenomenin Ronaldo. Neymar trajtoi çështje të ndryshme, nga Kupa e Botës, Messi, kombëtarja e Brazilit dhe marrëdhëniet mes tifozëve dhe përfaqësueses Selecao.

Pak muaj para Katarit 2022, O Ney foli për ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës që do të ishte e gjashta për Brazilin. Sulmuesi tregoi se cilët sipas tij janë kundërshtarët për t’u frikësuar: “Franca po ecën shumë mirë. Gjermania dhe Argjentina mund të jenë gjithashtu kampione. Spanja ka një trajner fantastik”.

Duke folur për ekipet kombëtare, Neymar ka dashur të shprehë edhe zhgënjimin e tij për hendekun që është krijuar mes tifozëve dhe Kombëtares së Brazilit: “Është e trishtueshme që tifozët janë distancuar. Për këtë brez, kur luan kombëtarja nuk ka rëndësi. Sot Kombëtarja është distancuar nga njerëzit, nuk e di pse, por e shoh në ndeshje. Thuhet pak, pak e dinë kur luajmë. Dhe kjo është e keqe, është e trishtueshme. Kur isha fëmijë, ndeshja e kombëtares ishte një ngjarje. Flamuri brazilian ishte i varur në dritare ose në ballkon. Nuk e di se si arritëm në këtë pikë, shpresoj që gjithçka të kthehet në mënyrën si ishte disa vite më parë”.

Neymar foli edhe për miqësinë e tij me Messin: “Kur pati mundësi që ai të vinte në Paris, isha shumë i lumtur. Skuadra duhet ende të përgatitet, por këtu ne duam të shkruajmë histori”.

Po për të ardhmen? Një rikthim në Brazil dhe te Santos mund të jetë një mundësi, por ka një destinacion tjetër që e tërheq brazilianin: “Do të doja të luaja në MLS për të paktën një sezon. Duket se luajnë vetëm 3 ose 4 muaj dhe pjesa tjetër është pushim”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil neymar brazil neymar

Sondazh

Poll