Sport

Situatë Covidi te Roma, ndërkohë që Zaniolo filmohet në disko: ja çfarë rrezikon…

21 Shkurt 2022, 09:48 Nga DOSJA
Situatë Covidi te Roma, ndërkohë që Zaniolo filmohet në

ITALI – Një video, e xhiruar nga një fans gjatë natës, ka krijuar siklet për Nicolò Zaniolo, i cili mbrëmjen e së shtunës e ka kaluar në një klub nate, që ndodhet pikërisht përballë stadiumit “Olimpik”. Me të, në të njëjtën dhomë ishte edhe Stephan El Shaarawy, i cili megjithatë nuk shfaqet në video.

Problemi, nëse mund të flasim vërtet për një problem, është se Roma ka zbuluar se katër lojtarë janë pozitivë me Covid dhe rrjedhimisht u rekomandoi të gjithë anëtarëve, jo vetëm grupit të ekipit, që ta trajtojnë momentin e vështirë me kujdes.

Zaniolo, ashtu si El Shaarawy, nuk ka bërë absolutisht asgjë të keqe. Të shtunën, ditën e ndeshjes kundër Veronës, në mbrëmje lojtarët ishin të lirë. Të dy lojtarët në fjalë ishin të pafat, ndaj nuk mund të kritikoheshin nga tifozët për atë 2-2 të shëmtuar pak orë më parë.

Por frika nga virusi kërkon sjellje më të kujdesshme se zakonisht edhe në jetën private: për këtë arsye Roma po vlerëson një masë disiplinore (gjobën klasike) ndaj të dyve, sipas rregulloreve të brendshme. Kjo më e pakta, pasi Tiago Pinto nuk dëshiron të përballet me lojtarët. Kjo do të ndodhë sot, kur stërvitjet do të rifillojnë pas pushimit të së dielës…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport katër lojtarë janë pozitivë me covid marash kumbulla te roma nicolò zaniolo stephan el shaarawy verdhekuqtë duan të hakmerren katër lojtarë janë pozitivë me covid marash kumbulla te roma nicolò zaniolo stephan el shaarawy verdhekuqtë duan të hakmerren

Sondazh

Poll