Aktualitet

Njoftimi racist në lokalin e tij, pronari në Elbasan: 30 vjet që punoj me njerëz me ngjyrë

21 Shkurt 2022, 12:09 Nga DOSJA
Njoftimi racist në lokalin e tij, pronari në Elbasan: 30 vjet që

ELBASAN – Pronari i lokalit në Elbasan ku u gjet një njoftim me shkrimin “Kërkoj pastruese pa ngjyrë” foli për herë të parë për mediat. Fatmir Bakalli shprehet se nuk e ka vendosur ai njoftimin për punë. Madje, ai thekson se nuk është racist pasi ka 30 vjet që punon me njerëz me ngjyrë. Bakalli e dënoi njoftimin e bërë me sfond racist.

“E kam parë në rrjetet sociale, por unë si pronar nuk e kam vënë! Se di se kush e ka vënë dhe e dënoj këtë, jam i indinjuar shumë. Njerëz me ngjyrë kanë punuar me mua për 30 vjet dhe për këtë jam i indinjuar. Nuk e kam bërë unë njoftimin. E dënoj me të madhe, jam pro njerëzve me ngjyrë dhe nuk kam asnjë paragjykim”, deklaroi pronari i lokalit ku u gjet një njoftim racist.

Sot, disa pjesëtarë të komuniteti rom dhe pjesëtarë të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit protestuan paqësisht në Elbasan. Njëra prej tyre tha se biznesi sillet në mënyrë diskriminuese ndaj komunitetit rom dhe se vetë ajo u përzu nga pronari pas vetëm 1 ditë pune.

SHIKO DHE KëTë:

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll