Aktualitet

EMRI-FOTO/ Aksidenti tragjik, i riu shqiptar vdes pas dy ditësh agoni në spital

21 Shkurt 2022, 12:05 Nga DOSJA
EMRI-FOTO/ Aksidenti tragjik, i riu shqiptar vdes pas dy ditësh agoni

ITALI- Ka humbur jetën i riu 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ra nga motori natën e 17 Shkurtit, në Rivarolo, Xhenova. I riu, Michele Dervishaj ndërroi jetë mbrëmë në spitalin San Martino, ku ishte dërguar pas aksidentit, pasi ishte intubuar.

I riu është viktima e pestë që gjen vdekjen nga aksidentet në rrugët e Xhenovas që nga fillimi i vitit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë akoma. Sipas hetimeve paraprake dhe nga pamjet e ndihmës së kamerave të sigurisë,  kanë konstatuar praninë e 2 makinave, që parakalonin njëra- tjetrën, të cilat më pas u parakaluan nga skuteri i 19-vjeçarit.

Pas kësaj, shqiptari me anë të një spostimi të papritur ka bërë që mjeti të përplaset me trotuarin dhe ka përfunduar duke u aksidentuar me murin, e plagët që mori rezultuan fatale. 

Marrë nga ansa.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali michele dervishaj itali michele dervishaj

Sondazh

Poll