Aktualitet

Itali/ Trupi iu bllokua në kabinë! Shqiptarja humb tragjikisht jetën në aksident me makinë

21 Shkurt 2022, 11:53 Nga DOSJA
Itali/ Trupi iu bllokua në kabinë! Shqiptarja humb tragjikisht

ITALI– Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e 20 djeshme në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30, e sipas mediave italiane në të u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6.

Dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës, ku 55-vjeçarja Alicka ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mrekullisht ka shpëtuar bashkëshorti i saj, e po ashtu kanë shpëtuar edhe dy të moshuarit që udhëtonin me “Audi A6”.

Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës, e në fakt ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh. Rruga provinciale 34, në zonën ku ndodhi aksidenti u shpall e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e shumë aksidenteve tjera të mëparshme në po këtë zonë. Të gjitha makinat që kalonin më parë në atë zonë, tani do të kalojnë në rrugët fqinje. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edlira alicka itali vdes shqiptarja ne itali edlira alicka itali vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll