Aktualitet

MOTI/ Rikthehen reshjet! Java që vjen me dëborë, ndryshohen lundrimet në Portin e Durrësit

21 Shkurt 2022, 06:38 Nga DOSJA
MOTI/ Rikthehen reshjet! Java që vjen me dëborë, ndryshohen

TIRANË-Java e fundit e shkurtit do të karakterizohet me mot me reshje, dëborë dhe temperatura të ulëta. E gjithë kjo javë do të jetë me vranësira, ndërsa java e ardhshme pritet të sjellë dhe një rënie temperaturash në minus 3-4 gradë si dhe do të rikthehen reshjet e dëborës.

Po ashtu të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar lundrimet e tyre nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, do të nisën në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit. Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohëshme të Portit të Barit ditën e nesërme dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohëshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit.

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta në të gjithë territorin. Si pasojë e temperaturave të larta reshjet do të jenë në formë shiu në pothuajse gjithë Shqipërinë, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë mundësi për reshje të pakta dëbore. Por herë pas here parashikohet të ketë edhe intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keq/ Shtyhen nisjet e trageteve për Itali, NJOFTIMI: Mbyllet Porti i Barit

Na presin temperatura minus! MOTI për javën që vjen, meterologu: Rikthehet dëbora

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll