Sport

Athletic Bilbao i mjaftuan 45 minutat e dyta për fituar derbin bask ndaj Real Sociedadin

21 Shkurt 2022, 06:14 Nga DOSJA
Athletic Bilbao i mjaftuan 45 minutat e dyta për fituar derbin bask ndaj

SPANJE – Derbi bask në stadiumin “San Mamés”, u duk se mund të kishte të përfundonte keq për Athletic Bilbao, kur Iker Muniain pa penalltinë e tij të pritej nga portieri Alejandro Remiro (32’).

Por Real Sociedad, ishte pa ide dhe në asnjë rast nuk ishte i rrezikshëm, duke realizuar vetëm dy goditje gjatë 90 minutave.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, së pari nga dy goditje këndi. E para në minutën e 68-të, kur Dani Vivian shënoi në portën e Berenguer. E dyta, këtë herë e goditur nga Muniain dhe e shtyrë në rrjetë nga Oihan Sancet (72’).

Madje vendasit do të shtojnë edhe një gol të tretë dhjetë minuta nga fundi nga Inaki Williams (goli i tij i 7-të i sezonit në La Liga), më pas një të katërt nga Iker Muniain, golashënues këtë të dielë në mbrëmje (89’).

Rezultati përfundimtar: 4-0. Me këtë fitore Bilbao mbetet i teti në La Liga, por një pikë prapa kundërshtarit të ditës, Sociedadi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport athletic bilbao baskët e athletic bilbaos mposhtur minimalisht 1-0 athletic bilbao real sociedad vetëm dy goditje gjatë 90 minutave athletic bilbao baskët e athletic bilbaos mposhtur minimalisht 1-0 athletic bilbao real sociedad vetëm dy goditje gjatë 90 minutave

Sondazh

Poll