Sport

Atalanta e tërbuar për golin e anuluar: Gasperini dhe drejtuesit e klubit “qepin” gojën…

21 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA

ITALI –Atmosferë e tensionuar te Atalanta pas disfatës ndaj Fiorentinës. Klubi bergamask ka hyrë zyrtarisht në heshtje shtypi, pas fishkëllimës së trefishtë të gjyqtarit, në shenjë proteste ndaj vendimit për të anuluar golin e barazimit 1-1 të Malinovskyit, për një pozicion jashtë loje të Hateboer, i gjykuar aktiv nga VAR.

Trajneri i “Deas”, Gian Piero Gasperini, u përjashtua me karton të kuq, për shkak të protestave ndaj arbitrit Doveri dhe nuk u shfaq në mikrofonë pas ndeshjes kundër Fiorentinës.

Ndryshe nga ajo që ndodhi pas ndeshjes ndaj bardhezinjve të Juventusit, kur drejtori Umberto Marino ndërhyri para kamerave, për të protestuar publikisht kundër arbitrimit të Marianit, këtë herë edhe drejtuesit e lartë të klubit zgjodhën rrugën e heshtjes.

Për të thyer pjesërisht heshtjen, shefi operativ i Atalantës, Roberto Spagnolo, ka bërë dy postime të diskutueshme të publikuara në Instagram. Në të parën, që shoqëron videon e golit të anuluar, mesazhi është: “Nuk duhen komente”. Në të dytën, megjithatë, mund të shihni imazhin e momentit të lëshimit të Pezzelës, me një modifikim manual, ku theksohet se golin e shënoi Malinovskyi dhe jo Hateboer: “Kjo është për ata që nuk i kuptuan”, fjalët spanjisht.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti atmosferë e tensionuar te atalanta gian piero gasperini ndaj bardhezinjve të juventusit në shenjë proteste atalanta ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti atmosferë e tensionuar te atalanta gian piero gasperini ndaj bardhezinjve të juventusit në shenjë proteste

Sondazh

Poll