Sport

Strakosha pëson gol, por Lazio nuk del pa pikë; Udinese e bllokon në Friuli

20 Shkurt 2022, 21:53 Nga DOSJA
Strakosha pëson gol, por Lazio nuk del pa pikë; Udinese e bllokon

ITALI- Nuk ka fitues në sfidën Udinese-Lazio e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Një barazim që nuk është se i punë punë skuadrës laciale për objektivat që ka. Takimi do të niste mirë për friulanët të cilët do të gjenin golin që në minutën e 5’.

Një harkim në zonë u devijua nga Perez që gjeti të lirë Deulofeun. Ky i fundit nga shumë pranë portës së Strakoshës nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.

Lazio filloi të merrte në kontroll frenat e ndeshjes me Cabral që nuk shfrytëzoi disa raste që iu dhanë. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Felipe Anderson vendosi baraspeshën. Krosimi i Cataldit u devijua në zonë nga Zaccagni, ndërsa topi shkoi në këmbët e Felipe Anderson.

Ky i fundit me portën e boshatisur nuk mund të bënte asgjë tjetër veçse të shënonte.Në pjesën e dytë ritmi i takimit ra ndjeshëm dhe të dyja ekipet u dukën të kënaqura nga pika e marrë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio udinese lazio udinese

Sondazh

Poll