Politike

‘Të padis në SPAK’/ Felaj kërcënoi Tabakun, Basha i del në krah: Përpiqen të na pengojnë…

21 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
‘Të padis në SPAK’/ Felaj kërcënoi Tabakun,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë publikisht në mbrojtje të kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe socialistët e tjerë janë në panik dhe po mundohen që të ushtrojnë presion ndaj demokratëve. Megjithatë edhe njëherë numri një i opozitës i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të çojë deri në fund hetimet për inceneratorët.

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund. Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milion euro. Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar,”-shkruan Basha në postimin e tij. E gjitha pasi deputetja socialiste Ermonela Felaj, paralajmëroi padi për Tabakun me pretendimin se tentoi që të ushtronte presion duke takuar kreun e SPAK, Arben Krajën.

LAJMI KRYESOR: VD-PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun! Felaj: Shkele ligjin, takove Krajën pa u mandatuar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll