Aktualitet

S’kemi marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun! Lihet i lirë i shumëkërkuari i Europol,Pulti

21 Shkurt 2022, 08:05 Nga DOSJA
S’kemi marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun! Lihet i lirë i

TIRANË– Edinjo Pulti është liruar sot nga Policia e Shtetit edhe pse agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, Europol ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin, i cili ndodhet në “listën e zezë” të Luksemburgut. Për fatin e tij të mirë, Pulti nuk mund që të ekstradohet për shkak të mungesës së marrëveshjes, edhe pse në vendin që e kërkon ka kryer disa vepra të rënda penale. Megjithatë kjo nuk e pengon që të qarkullojë i lirë në Shqipëri.

I riu nga Shkodra, Edinjo Pulti u shoqërua mbrëmjen e së shtunës pasi kërkohej për plagosje me thikë, ndërkohë që dyshohet edhe për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange, ku edhe ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë, ngjarje që e futi në mesin e më të kërkuarve në Luksemburg, por në fakt Pulti ndodhej në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edinjo pulti europol edinjo pulti europol

Sondazh

Poll