Aktualitet

Baste me telefon! Aksion në Tiranë, arrestohen dy persona, biznes i fshehtë brenda lokalit

21 Shkurt 2022, 07:46 Nga DOSJA
Baste me telefon! Aksion në Tiranë, arrestohen dy persona, biznes i

TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “Last Chance”. Në pranga kanë përfunduar dy persona, të identifikuar me inicialet: A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, të dy në lokale të ndryshme ushtronin veprimtarinë e lojrave të fatit me telefonin e tyre celular.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Chance”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se dy shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Chance”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni last chance policia e shtetit tirane operacioni last chance policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll