Politike

Lidhje me Porto Romanon? Basha ia kalon fjalën Tabakut: Më sulmoni, mua s’më bën syrri tërr

20 Shkurt 2022, 12:27 Nga DOSJA
Lidhje me Porto Romanon? Basha ia kalon fjalën Tabakut: Më sulmoni,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkëmbyer disa replika me gazetarin e “Syri.tv”, Ermal Rizaj lidhur me çështjen e Porto Romanos dhe lidhjeve të tij me deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Në një konferencë për mediat, Basha ia kaloi fjalën kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabakut, e cila kërkoi pak më shumë kohë për t’u përballur me të gjithë. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Gjatë këtyre ditëve pse nuk flisni për Alqi Bllakon dhe aferën në Porto Romano?

Basha: Sapo e përmenda Alqi Bllakon dhe babanë e tij. Nëse më keni ndjekur në Kuvend socialistët ulën kokat. Për aferën e Porto Romanos ua shpjegon zonja Tabaku.

Tabaku: Në cilin qytet është? Duro deri nesër po nuk e bëmë deri të enjtën ma thuaj prapë. Mos ma dekonspiro hetimin.

Pyetje: E keni pasur bashkëpunëtor Bllakon në 2011?

Basha: Nga e fantazoni? Unë jam qenë kryetar bashkie. Ti lëmë pyetjet për të hequr vëmendjen. Sulmojnë kryetaren e Komisionit, mua s’më bën syrri tërr për sulmet. Dje, ka dalë administratori i Fierit dhe ka thënë nuk mbaj mend si kam paguar 23 mln euro. Nuk e mbaj mend. Kështu dukej në shëndet të mirë.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, Basha: Mos i presion SPAK e Gledis Nanos! 3 socialistë të përfshirë në aferë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll