Politike

‘Po u bëhet presion’/Basha merr në “besë” SPAK:Hetoni! Keni mbështetjen e PD, kam burime…

20 Shkurt 2022, 12:43 Nga DOSJA
‘Po u bëhet presion’/Basha merr në “besë”

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se hetuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po u bëhet presion në mënyrë që të mos e hetojnë çështjen e inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, duke cituar burimet e tij, Basha tha se SPAK ka trysni për të mos hetuar, ndaj dhe u ofroi mbështetjen e PD-së. Ndërsa sqaroi edhe përse nuk përmend e falenderon për punën e bërë edhe dy anëtarët e tjerë të Komisionit, Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin, të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha në “luftën” brenda Partisë Demokratike. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Përmendët presionin ndaj SPAK, keni informacione se po u bëhet presion apo thjesht i referoheni deklaratave publike të Ramës dhe maxhorancës?

Basha: Të dyja!

Pyetje: Përveç zonjës Felaj që referohet se ka konflikt interesi, kush janë dy të tjerët?

Basha: Do zbardhet ditët e ardhshme.

Pyetje: Pse nuk përmendni anëtarët e tjerë të Komisionit zotin Këlliçi dhe Luciano Boçi?

Basha: Përmenda të gjithë që janë të pranishëm. Edhe të tjerët do të kenë vlerësimin tim në bazë të përformancës. Presion politik po bëhet kam dijeni. Por nuk kam ndërmend t’i tregoj burimet e mia. Disa prej tyre duhen mbrojtur. Por po u bëhet presion. Janë njerëz, janë të mirëpaguar, kanë mbështetje politike nga aleatët tanë. Po iu jap edhe njëherë sot mbrojtje dhe mbështetje nga PD për t’u shkuader deri në fund kësaj afere.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, Basha: Mos i presion SPAK e Gledis Nanos! 3 socialistë të përfshirë në aferë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll