Politike

‘Urdhër nga lart!”/ Basha: Gledis Nano s’na jep të dhënat e TIMS, e ka porosi

20 Shkurt 2022, 12:50 Nga DOSJA
‘Urdhër nga lart!”/ Basha: Gledis Nano s’na jep të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos që të dorëzojë të gjitha informacionet e kërkuara nga Komisioni. Sipas Bashës, duhet të jepen informacionet nëse ministra apo zyrtarë të qeverisë kanë udhëtuar sëbashku me pronarët apo përfaqësuesit e inceneratorëve. Numri një i Partisë Demokratike pretendon se Nano ka marrë “urdhër nga lart” për të mos dhënë asnjë informacion, detaj që e ka mësuar edhe kryedemokrati Basha. 

“Gledis Nano në bazë të ligjit nuk mund të mohojë aksesin për lëvizjen e personave. E di se ndalimi i raportimit të të dhënave të TIMS nuk është bërë me urdhër të tij, por me urdhër nga lart. Nuk ka lart kur vjen puna tek zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, i bëj thirrje që brenda ditës së hënë, brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, sepse si ministër i Brendshëm që kam kontribuar në instalimin e sistemit “Teams” , për t’i siguruar shqipëtarëve lëvizjen e lirë, një nga kushtet, e di se sa e kollajtë është kthimi i përgjigjes. Duhet të thuget nëse këta ministra apo këta persona të lidhur me inceneratorët, kanë udhëtuar sëbashku, me tokë, me det apo me ajër, dhe sa herë kanë udhëtuar sëbashku. Si dhe ti kujtoj se, mosbashkepunimi i policisë së shtetit me komisionin parlamentar për hetimin e inceneratorëve, përbën në vetvete, jo thjesht një vepër penale, por një diskreditim të policisë së shtetit para syve të qytetarëve dhe para syve të partnerëve,”-tha Basha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët, Basha: Mos i presion SPAK e Gledis Nanos! 3 socialistë të përfshirë në aferë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll