Art&Argëtim

FT/ Fitoi edicionin e parë BBV, mediat italiane pasqyrojnë suksesin e Ilir Shaqirit

20 Shkurt 2022, 21:59 Nga DOSJA
FT/ Fitoi edicionin e parë BBV, mediat italiane pasqyrojnë suksesin e

ITALI – Mediat italiane i kanë dhënë hapësirë raportimit të fitores së edicionit të parë në Shqipëri “Big Brother VIP” nga balerini Ilir Shaqiri. Disa prej mediave si “ask a news”, “La Gazzetta dello Spettacolo”, “albanianews.it” dhe “Super Guida TV” kanë pasqyruar suksesin e Shaqirit, i cili u bë i njohur në Itali si pjesë e programeve “Amici” dhe “Buona Domenica”.

“Në Itali e njohim Ilirin falë Maria De Filippi. Balerini profesionist ka marrë pjesë në shumë programe të suksesshme si ‘Amici’ dhe ‘Buona Domenica’. Lidhja e tij me vendin tonë nuk është vetëm artistike, por dhe nëpërmjet gruas së tij, ish-aktores Emanuela Morini, e cila mori pjesë në finale. ‘Ajo bërtiste nga gëzimi në momentin e shpalljes së fitores së Ilirit së bashku me të bijën Emili, e cila po ndjek hapat e prindërve”, shkruhet në njërën prej mediave italiane për suksesin e Ilir Shaqirit në “Big Brother VIP”.

Ja me çfarë titujsh e kanë raportuar fitoren e Ilir Shaqirit në programin “Big Brother VIP” në “Top Channel”.

ask a news:TV, Ilir Shaqiri fiton ‘Big Brother VIP’ shqiptar”

albanianews.it:Ilir Shaqiri, ish-balerini i ‘Amici’ fiton ‘Big Brother VIP’ në Shqipëri”

La Gazzetta dello Spettacolo: “TV, Ilir Shaqiri fiton ‘Big Brother VIP’ në Shqipëri

Super Guida TV: ” ‘Big Brother VIP Shqipëri’, fituesi është Ilir Shaqiri: Triumfoi dashuria”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip ilir shaqiri big brother vip ilir shaqiri

Sondazh

Poll