Art&Argëtim

Sot, 31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Fevziu ndan fotot, kë njihni?

20 Shkurt 2022, 09:57 Nga DOSJA
Sot, 31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Fevziu

TIRANË– Sot shënohen 31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Rrëzimi i bustit të Hoxhës më 20 Shkurt 1991 është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Busti u rrëzua në një kohë kur vendi ndodhej në një situatë të rënduar politike e kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri më 31 mars 91.

Revolta popullore kishte nisur që me protestat e studentëve me fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të Shqipërisë. Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi në gjithë vendin.

Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës një grup i madh studentësh vendosën të hyjnë në grevë urie, duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH ndër të cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës. Për ditën e sotme, ka ndarë pamje edhe moderatori Blendi Fevziu, i cili ka qenë gjithashtu atë ditë në shesh për të rrëzuar bustin. Ndërkohë që në fotot e tij, dallohen disa personazhe të njohur për mediat dhe politikën shqiptare edhe sot 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur rrezimi i bustit te enver hoxhes tirane rrezimi i bustit te enver hoxhes tirane

Sondazh

Poll