Art&Argëtim

Tensione në BBV! Romeo rrethohet nga sigurimi, pas i kalon vëllai i Borës, çfarë s’u pa

19 Shkurt 2022, 16:14 Nga DOSJA
Tensione në BBV! Romeo rrethohet nga sigurimi, pas i kalon vëllai i

TIRANË– Romeo Veshaj, binjaku i Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e madh në Big Brother VIP është parë i tensionuar në prapaskenat e shfajes, një natë më parë. Një video e publikuar nga Prive, tregon Romeon të tensionuar. Ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit të Top Channel pasi siç duket ka dashur të ndërhyjë.

Shumë persona ndërhyjnë për ta qetësuar. Pas tij kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, pasi është pjesë e stafit të Top Media. Grupi i sigurimit të Top Channel shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar, skena që nuk donin të dilnin në media.

Edhe vetë Donald Veshaj nuk ka marrë pjesë në “after party” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me të vëllanë, Romeon e këngëtaren Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi lidhje brenda shtëpisë së BBV. Çmimin e madh e mori balerini Ilir Shaqiri.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip donald veshaj rome veshaj big brother vip donald veshaj rome veshaj

Sondazh

Poll