Art&Argëtim

Të pathënat do ‘plasin’, nisin xhirimet e “BB POST”, Iliri prezent, Donaldi s’duket kund

20 Shkurt 2022, 15:20 Nga DOSJA
Të pathënat do ‘plasin’, nisin xhirimet e “BB

TIRANË– “Big Brother VIP” nuk ka përfunduar akoma! Sot, në studio e Top Channel do të xhirohet “Post”, i cili do të ndahet për t’u transmetuar në tre ditë të ndryshme për 2 javët që do të vijnë, duke zëvëndësuar kohën televizive të vetë spektaklit. Ish-banorët dhe fituesi, balerini Ilir Shaqiri janë mbledhur të gjithë bashkë për të xhiruar spektaklin, ndërsa nuk i kanë kursyer as postimet në rrjetet e tyre sociale.

Ndërkohë që mbrëmë, këngëtari Ardit Çuni, i cili gjithashtu ka pjesë pjesë e spektaklit paralajmëroi xhirime që priten të zgjasin më shumë se 10 orë. Në një video në Instagram ai tha se do të analizohej çdo situtatë e krijuar në shtëpi, përfshirë edhe largimin e tij që hapi debat të ashpër me këngëtaren Filloreta Raçi.

Debatet e sherret duket se do të jenë të garantuara edhe kësaj herë, por mbetet për t’u mësuar se si do të jenë marrëdhëniet e tyre pas përfundimit të bashkëjetesës për thuajse 4 muaj. Gjithashtu është në dyshim edhe prezenca e aktorit Donald Veshaj, i cili duket se nuk e ka pritur mirë lajmin e humbjes, pasi pas finales u përfshi në një debat të ashpër me produksionit. Ndërkohë që në pikëpyetje është edhe marrëdhënia e tij me të dashurën, Beatrix Ramosaj, me të cilën nuk është parë që pas përfundimit të spektaklit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ardit çuni big brother vip ardit çuni big brother vip

Sondazh

Poll