Art&Argëtim

Ndodhi sërish! Ministri i Ugandës injoron Von der Leyen, takon vetëm Macron dhe Michel

20 Shkurt 2022, 14:34 Nga DOSJA
Ndodhi sërish! Ministri i Ugandës injoron Von der Leyen, takon

BRUKSEL- Ministri i Punëve të Jashtme të Ugandës, Hon Jeje Abubakhar Odongo ka marrë vëmendjen e të gjithëve me gjestin që bëri para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë një takimi për marrëdhënit mes BE dhe Bashkimit Afrikan, Odongo injoroi Von Der Leyen duke shtrënguar duart vetëm me kreun e Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Megjithatë, Odongo duket se tund kokën pranë saj, që gjithashtu mund të konsiderohet si shenjë respekti, pasi shumë muslimanë besojnë se kontakti fizik me seksin e kundërt është i panevojshëm dhe për disa madje i ndaluar. Por kjo nuk është hera e parë që ndodh! I njëjti precedent ka ndodhur edhe në prill 2021 kur Von der Leyen u la mënjanë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi duke e ulur tepër larg, ndërsa kolegu i saj, Charles Michel ishte ulur pranë tij në një karrige.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

video galeri video galeri hon jeje abubakhar odongo ursula von der leyen hon jeje abubakhar odongo ursula von der leyen

Sondazh

Poll