Politike

Berisha nga Durrësi: Ballkani i Hapur po falimenton fermat shqiptare

19 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
Berisha nga Durrësi: Ballkani i Hapur po falimenton fermat shqiptare

DURRËS– Ish-kryeminitri ndodhet sot në Durrës ku prezantoi zyrtarisht në nisje të fushatës kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka. Përballë mbështetësve të tij, Berisha krahasoi pagat aktuale në Shqipëri me ato të tetë viteve më parë që sipas tij kanë qenë më të lartat në vend. Ai përmendi dhe Ballkanin e Hapur, nismë që sipas Berishës po falimenton fermat shqiptare. Sipas Berishës, Serbia subvencionon çdo kokë lopë, çdo dele, kurse fermerët shqiptarë janë të braktisur tërësisht nga qeveria. 

“KLSH konstaton se 8 miliardë euro janë vjedhur e shpërdoruar, ja pra pse ikin të rinjtë. Nga 5 shkolla që kishin pasur vite më parë, tani kishin vetëm dy shkolla fillore dhe një 9-vjeçare. Thjesht potenciali, mund t;ju duket çudi, por edhe atje është e jashtëzakonshme, mirë këtu po e po. Këta kanë si synim të plaçkisin pasurinë kombëtare. E dëgjoni çdo ditë? S’besoj se e keni harruar kur filluan të depozitonin plehrat këtu në Manzë dhe mbytën qytetin. Nuk pyetën as se kishte foshnja, as se kishte nënë të reja shtatzënë, digji natën, helmoji ditën. Të mos mbetemi borxh ndaj të rinjve, të bëjmë detyrën tonë. Mos harroni se 8 vite më parë, rrogat ishin më të lartat në rajon, sot janë më të ulëtat, sot rriten çmimet në stratosferë. Të ndahemi nga regjimi i Edi Ramës, regjim që ka për qëllim pasurimin e tij. Tani ka filluar të shkatërrojë fermat shqiptare me Ballkanin e Hapur. Pse? Sepse Serbia subvencionon çdo kokë lopë, çdo dele, kurse ju jeni të braktisur tërësisht nga qeveria, keni vetëm muskuj dhe asgjë tjetër,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll