Politike

Berisha: Inceneratorët, vjedhje e tmerrshme shtetërore, Ramës e Agaçi mbushën baulet me €

19 Shkurt 2022, 16:10 Nga DOSJA
Berisha: Inceneratorët, vjedhje e tmerrshme shtetërore, Ramës e

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideroi inceneratorët një vjedhje të tmerrshme shtetërore të kryeministrit Edi Rama. I ndodhur në Hamallaj, ku takoi banorët në mbështetje të kandidatit Ardian Muka, ai tha se i përfshirë me inceneratorët është edhe Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka. Këta bashkë me Ramën sipas Berishës kanë mbushur valixhet me miliona euro.

“Historia e djegësave është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. 420 mln euro, asnjë djegës nuk funksion, asnjë nuk punon. Keni dëgjuar mediat dhe komisionet që gjejnë se X apo Y ka harxhuar 500-600 mijë euro udhëtim etj, ato janë të vërteta, por e vërteta madhe është tjetra, nëse ata kanë vjedhur në këtë aferë, ata kanë vjedhur me valixhe, kurse qeveritarët kanë vjedhur me baule të mëdha. Paratë tuaja, taksat tuaja, për t’i vjedhur dhe shpërdoruar në atë mënyrë ua ka dhënë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe së fundi ka kontribuar dhe zonja Sako me 10 mln. 600-700 mijë euro bileta, qindra mijëra euro ‘Range Rover’. Ata e dinin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Lefter Koka, Damian Gjiknuri ata kanë mbushur baulet me euro dhe nuk mund t’u thoshin asnjë fjalë atyre për ato që bënin. Para 3-4 ditësh dilte oficeri madhor i policisë më Zoton. E gjitha është vjedhje e tmerrshme shtetërore e kreut të qeverisë, e Engjëll Agaçit më kryesorët dhe ministrave,”- tha Berisha.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll