Politike

Berisha për kandidatin e Bashës: Pa i sjellë Ramës valixhen me euro s’e merr dot monopolin

19 Shkurt 2022, 15:46 Nga DOSJA
Berisha për kandidatin e Bashës: Pa i sjellë Ramës valixhen

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hoti se ka në duar monopolin e porteve në vend. I ndodhur në Durrës bashkë me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Berisha tha se Hoti i ka çuar një valixhe me euro kryeministrit Edi Rama për ta arritur këtë gjë. 

“Kujtohuni pak për Luan monopolin, demokrat që ka firmosur me qeverinë për monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, ju jap fjalën e nderit se pa sjellë valixhen me euro të Rama atë monopol s’e merr dot kurrë. Ka pasur kompani italiane izraelite që kanë hyrë në garë. Se i shiti shpirtin Ramës apo eurot nuk e di, por monopoli është antiligjor, është korrupsion. Asnjë votë për Luan monopolin, nuk krahasohet vota e demokratëve me të,”- tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e pjesshme lokale 6 Mars! Sot starton zyrtarisht fushata, ‘në garë’ 20 kandidatë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll