Sport

Rashica, kosovari i parë që shënon në Premier League, Broja 84 minuta ndaj Everton

19 Shkurt 2022, 17:28 Nga DOSJA
Rashica, kosovari i parë që shënon në Premier League, Broja

ANGLI-Milot Rashica është kosovari i parë që shënon në Premier League. Në javën e 26-të, sulmuesi dardan shënoi në minutën e 53’ ndaj Liverpool, por Mane, Salah dhe Diaz përmbysën realizimin e sulmuesit kosovar. Southampton i Armando Brojës ia doli të merrte tre pikë të tjera, këtë herë kundër Evertonit të Lampard me shifrat 2-0.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua për 84 minuta, duke krijuar edhe disa raste të rrezikshme. Megjithatë, avantazhin Southampton e arriti me anë të Armstrong, ndërsa Long, një minutë pasi zëvendësoi Brojën dyfishoi gjithçka duke vulosur edhe rezultatin final të takimit.

Edhe Chelsea ka arritur të marrë tre pikë në frymën e fundit kundër Crystal Palace. Golin e vetëm të takimit e shënoi Hakim Zyiech në minutën e 89-të të takimit, ndërsa më parë, marokeni pa edhe një tjetër gol t’i anulohej nga sistemi VAR. Arsenal ka arritur një fitore pa shumë histori ndaj Brentford duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool norwich rashica liverpool norwich rashica

Sondazh

Poll