Sport

Egnatia rrokadë me Skënderbeun, fitore “braziliane” me vlerë më shumë se 3 pikë…

19 Shkurt 2022, 14:59 Nga DOSJA
Egnatia rrokadë me Skënderbeun, fitore “braziliane” me

RROGOZHINE – Egnatia, pas pesë ndeshjesh, ka arritur një fitore me “aromë” mbijetese. Rrogozhinasit kanë fituar 2-0 në stadiumin e tyre “Arena Egnatia ” korçarët e Skënderbeut.

Ishin dy futbollistët brazilianë “heronjtë” e fitores së artë, ku suksesi mund të çmohet më tepër se sa tri pikë për skuadrën së Zekerija Ramadanit.

Në minutën e 15-të, doli në dritë edhe goli i pare për Egnatian, ku braziliani Pedro Auguston, pas goditjes së Ilirid Ademit dhe grushtimit të Rexhepit, dërgon topin në rrjetë, duke realizuar edhe golin e tij në kampionat.

Skënderbeu edhe pse u përpoq të vendoste barazpeshë, nuk ia arriti. Berisha dhe Shehi gabuan në rastet që iu paraqitën, pa mohuar edhe lojën e portierit Puja.

Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste. Gjithsesi, do të vinte minuta e 76-të, që stadiumi “Egnatia Arena” të shpërthente sërish nga thirrjet e tifozëve.

Pas një aksioni të Pedro Augustos, bashkatdhetari i tij, braziliani Jackson gjeti trekëndëshin e portës korçare pas një gjuajte shumë të bukur. Topi preku shtyllën përpara se të ndalej në rrjetë dhe 2-0 për Egnatian. Këtu mbaroi edhe takimi, pjesa e mbetur e ndeshjes, ishte thjeshtë menaxhim i rezultatit nga Egnatia.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia e rrogozhines ndaj skënderbeut egnatia e rrogozhines ndaj skënderbeut

Sondazh

Poll