Politike

Zgjedhjet e pjesshme vendore!Ambasadori britanik: Qytetarët meritojnë fushatë pa intimidime

19 Shkurt 2022, 12:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme vendore!Ambasadori britanik: Qytetarët meritojnë

TIRANË– Sot ka ardhur reagimi nga ambasada britanike në Tiranë për nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasadori britanik Alastar King-Smith theksoi se qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë pa intimidime.

MESAZHI

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor.Qytetarët ?? meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë.Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e pjesshme lokale 6 Mars! Sot starton zyrtarisht fushata, ‘në garë’ 20 kandidatë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alastar king-smith zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 alastar king-smith zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll