Politike

Nisja e fushatës elektorale/ Meta: Vota është forca e vetme dhe e vërtetë

19 Shkurt 2022, 12:07 Nga DOSJA
Nisja e fushatës elektorale/ Meta: Vota është forca e vetme dhe e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh në kuadër të nisjes së fushatës elektorale. Kreu i shtetit thotë se fushata për zgjedhjet e pjesshme është një mundësi e mirë për garuesit dhe subjektet që të parashtrojnë programet e tyre konkrete. Meta thekson se vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetit në demokraci.

MESAZHI:

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje. Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen. VOTA ËSHTË FORCA E VETME DHE E VËRTETË E QYTETARIT NË DEMOKRACI!

Zgjedhjet e pjesshme lokale 6 Mars! Sot starton zyrtarisht fushata, ‘në garë’ 20 kandidatë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilir meta zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll