Politike

FUSHATA/PD në Shkodër, PS në Lushnje! Balla: Iliri do i bashkohet Bashës dhe Berishës

19 Shkurt 2022, 13:44 Nga DOSJA
FUSHATA/PD në Shkodër, PS në Lushnje! Balla: Iliri do i bashkohet

LUSHNJE– Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e qytetit të Lushnjes në kuadër të zgjedhjeve rë pjesshme të 6 marsit. Balla ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës, kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ballës, Basha dhe Berisha janë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Ai tha se së shpejti do u bashkohet edhe Ilir Meta në koalicionin, të cilin e ka quajtur si “Shtëpia e Hajnisë”.

“Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i pash në Parlament. Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, ajo por është “Shtëpia e Hajnisë”. Edhe Nard Ndoka i iku Bashës, edhe atë s’e mbajti dot! Ne nuk kemi punë fare me këta”, tha Balla.

Balla në fjalën e tij ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se gjatë qeverisjes së tij i la rrugët pambaruar në Lushnje.

“Për ti kujtuar shqiptarëve për rrugët e lëna rrugëve hidhni një sy mbikalimeve të lëna në mes tek “Pushimi i Shoferit”. Vetëm dy këmbë, si mund të hipë makina nga një krah në tjetrin vetëm Luli dhe Saliu mund ti japin përgjigje. Prioriteti themelor i këtij viti është Përroi i Lushnjës, thonë se këta e kanë premtuar ka 30 vjet, 2022 do jetë viti që kjo merr fund dhe shërohet plotësisht e që do i japë Lushnjes një mundësi të re komunikimi sepse do shoqërohet me rrugë anësore jo vetëm pastrimi. Të gjitha moshat të përdorin atë park që do lindë, për gjithë orët e ditës”, tha ai.

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Shkodër, aty ku u bë prezantimi i kandidatit të Shkodrës, Xhemal Bushati.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha taulant balla sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll