Politike

VD-Basha: Shkodranët nuk gënjehen dot!Votoni Bushatin, mos u kontrolloni nga Rama dhe Doshi

19 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-Basha: Shkodranët nuk gënjehen dot!Votoni Bushatin, mos u

SHKODËR– Kryedemokrati Lulzim Basha nisi fjalimin e tij në Shkodër me një selfie. Pas kësaj ai pranoi se PD i ka një borxh qytetit të Shkodrës, borxh të cilin ende nuk ia ka shlyer. Basha tha se shkodranët nuk i gënjen dot asnjë pushtet, as Enver Hoxha. Ai vijoi me thirrjet se Shkodrës i nevojitet një udhëheqës si Xhemal Bushati.


“Megjithëse PD ka një borxh të madh ndaj Shkodrës. ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës, për aq sa ajo i ka dhënë, por jam i bindur se Shkodra do votojë PD. Shkodranët që s’i gënjeu dot as Enver Hoxha, si gënjen dot asnjë pushtet. Xhemal Bushati është kandidati i duhur, me një fytyrë të pastër. Ka vetëm një rrugë që Shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Ramës, të incenreratorëve, që shkatërron ekonominë dhe vret shpresën. Ka vetëm një zgjedhje, vota për Xhemal Bushatin. A doni një Shkodër të kontrolluar nga Rama dhe Tom Doshi? A doni një kryebashkiak që ka si model Ramën dhe Tom doshin? S’ju dëgjoj (jo thonë në kor demokratët) Atëherë votoni PD. Shkodra është dashni. Shkodrës i duhet një kryebashkiak që ka dashni për këtë qytet dhe ka forcë për të luftuar për qytetarët.”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha nis fushatën elektorale! Sot në Shkodër, prezantohet kandidati Xhemal Bushati

(a.b)/;dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne shkoder lulzim basha shkoder basha ne shkoder lulzim basha shkoder

Sondazh

Poll