Sport

Probleme me mungesat te Lazio, Sarri nuk ka rezerva ndaj Udineses, ja gjendja e lojtarëve

19 Shkurt 2022, 11:58 Nga DOSJA
Probleme me mungesat te Lazio, Sarri nuk ka rezerva ndaj Udineses, ja gjendja e

ANGLI– Lazio në emergjencë për ndeshjen ndaj Udineses. Përveç lodhjes pas Europa League, Sarri do të duhet të përballet me shumë mungesa. Sulmuesi Immobile është me ethe. Por përveç bomberit janë edhe 4 titullarë të tjerë që do të mungojnë në këtë sfidë. Acerbi dhe Lazzari janë të dëmtuar, ndërsa Leiva dhe Luis Alberto të skualifikuar.

Zgjedhjet e trajnerit janë praktikisht të detyruara. Strakosha mes shtyllave, Luiz Felipe dhe Patric në qendër të mbrojtjes, Hysaj dhe Marusic në krahë. Mesfusha me Milinkovic, Cataldi dhe Basic. Ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Felipe, Pedro dhe Zaccagni.

Ajo që bën më shumë përshtypje është pankina e bardhekaltërve për këtë sfidë: Kamenovic, Radu, Akpa Apro, André Anderson dhe Cabral, pa harruar edhe lojtarë të Primaveras si Raul Moro, Romero dhe Floriani Mussolini.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio sarri lazio sarri

Sondazh

Poll