Sport

Juric, vetëm lëvdata për Toron: “Ishte një lojë e madhe, meritonim të fitonim”

19 Shkurt 2022, 06:15 Nga DOSJA
Juric, vetëm lëvdata për Toron: “Ishte një lojë e

ITALI – Ivan Juric ka gjetur Torinon e tij. “Nga shtatë muaj e deri më sot kemi ngritur nivelin në gjithçka,- shpjegon tekniku i ‘granatës’ pas 1-1 në derbi, – nuk më pëlqyen dy ndeshjet e fundit para kësaj, por sot e meritonim të fitonim, sepse bëmë një ndeshje të mrekullueshme.

Ndonjëherë kishte disa situata që ishin shumë të gabuara, por ne ishim të kthjellët dhe të dominuar për periudha të gjata. Vlahovic bëri pak, por në fund i mbajtëm mirë edhe Moratan dhe Dybalan. Duhet të them mirë për të gjithë, sepse vuajtëm shume pak.

Bremer super? E kuptuam që ishte një lojtar i rendësishëm që në fillim të vitit, është një djale modest dhe i mrekullueshëm, që nuk dorëzohet kurrë. Po bën një kampionat të madh. E nisëm nga fundi dhe jemi një ekipi në ndërtim e sipër. Kjo ndeshje duhet të na japë ndërgjegjësimin e duhur për të përfunduar sezonin në mënyrë të shkëlqyer.”

Në derbi, trajneri i Torinos, Juric gjeti edhe golashënuesin e tij, Andrea Belotti që shënoi golin e barazimit. “Nuk e di nëse ishte derbi i fundit i “Gjelit”, ai më tha se dëshiron të luajë sezonin dhe në fund të vendosë me qetësi për të ardhmen e tij. Unë e besoj atë: ai vetëm duhet të gjejë formën më të mirë fizike. Sot punoi shumë, shpresoj se do ta kemi kështu në fund të sezonit.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “olimpico grande torino” andrea belotti ivan juric ka gjetur torinon mbajtëm mirë edhe moratan dhe dybalan në ambientet që i përkasin juves në torino dhe milano trajnerin ivan juric “olimpico grande torino” andrea belotti ivan juric ka gjetur torinon mbajtëm mirë edhe moratan dhe dybalan në ambientet që i përkasin juves në torino dhe milano trajnerin ivan juric

Sondazh

Poll