Sport

Pamje të frikshme në Angli! Stuhia ‘Eunice’ shkatërron çatinë e stadiumit më të shtrenjtë

19 Shkurt 2022, 11:34 Nga DOSJA
Pamje të frikshme në Angli! Stuhia ‘Eunice’

ANGLI-Stuhia ‘Eunice’ ka shkaktuar probleme të mëdha në Europë ku është prekur edhe futbolli. Çatia e stadiumit më të shtrenjtë në botë, një ndërtesë magjepsëse që i kushtoi Tottenhamit më shumë se një miliardë euro është shkatërruar.

Sky Sports ka publikuar pamjet e stadiumit me çatinë e tribunës që lëkundej nga era e fortë: një kërcim mbresëlënës i strukturës, e cila megjithatë është ndërtuar posaçërisht për të përballuar fatkeqësi natyrore të tilla.

 

The Tottenham Hotspur Stadium was dancing with Eunice ??️ pic.twitter.com/S82eCygyd8

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) February 19, 2022

Dëmin më të madh e ka pësuar klubi holandez ADO Den Haag, stadiumi i të cilit është goditur rëndë dhe ka përfunduar pa çati. Në momentin e fillimit të stuhisë, çatia e stadiumit u shkatërrua dhe dëmet financiare do të jenë mjaft të mëdha. As jugu i Anglisë nuk shkoi më mirë, pasi u shkatërrua çatia e stadiumit Vitality. Bournemouth iu desh të shtynte ndeshjen e kampionatit kundër Nottingham Forrest.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli tottenham angli tottenham

Sondazh

Poll