Sport

Samuel Eto’o humbet gjyqin: ai duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij të tetë në Spanjë

19 Shkurt 2022, 07:04 Nga DOSJA

SPANJE – Kamerunasi Samuel Eto’o humbi një çështje në gjykatë. Ish-sulmuesi i Barcelonës do të duhet t’i japë një pagesë mujore prej 1400 euro për vajzën e fundit të njohur dhe të lindur nga një lidhje me Adileusa do Rosario.

Nëna ka treguar reagimin e ish-futbollistit për gazetën ABC: “Kur i thashë që isha shtatzënë, ai m’u përgjigj se isha si të gjitha femrat që shkojnë të kërkojnë futbollistë, se isha një kurvë dhe se duhet të bëja abort. Isha e dashuruar me të dhe mendova se ai do të sillej më mirë me mua.”

Gjykata civile e Madridit vendosi për çështjen, pas një gjyqi katërvjeçar. Vajzat e Eto’os janë tetë: Annie, Etienne, Junior, Sona, Sienna, Lynn, Maelle dhe tani Erika.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona kerkon titullin kampion gjykata civile e madridit ish-sulmuesi i barcelonës kamerunasi samuel eto'o një lidhje me adileusa do rosario samuel eto'o barcelona kerkon titullin kampion gjykata civile e madridit ish-sulmuesi i barcelonës kamerunasi samuel eto'o një lidhje me adileusa do rosario samuel eto'o

Sondazh

Poll