Aktualitet

“Stërgjyshja vinte fëmijët në gjumë”, shqiptarët të ndarë për kanabisin: S’e konsumoj,por..

19 Shkurt 2022, 16:00 Nga DOSJA
“Stërgjyshja vinte fëmijët në gjumë”,

TIRANË– Qytetarët shqitarë janë të ndarë mes pro dhe kundër legalizimit të kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore. Përmes një videoje të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ata dëgjohen të argumentojnë përgjigjet e tyre.

“Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit,”- krah videos.

Qytetari: Pse përderisa e pi gjithë bota pse jo, ça u bë kiameti

Qytetari: Jo, jo jo

Qytetari: Po, përderisa ka lidhje me shëndetin po, pse jo

Qytetari: Stërgjyshja ime i vinte fëmijët në gjumë me atë

Qytetari: Jo, jo

Qytetari: Po përderisa e ka legalizuar gjithë bota, pse jo edhe ne, çfarë kemi më pak që mos ta legalizojmë

Qytetari: Përderisa është e domosdoshme që të shërohen njerëzit, pse jo

Qytetari: Unë nuk e konsumoj, por mjekësia e rekomandon.

Qytetari: Pa hezitim, legalizoje aty më mirë se sa nën tokë, sepse do bëhet gjithsesi. Betohem po s’je dhe ti e sigurtë sa unë që do bëhet gjithsesi.

Kjo është vetëm një nga pyetjes e nismës Këshillimi Kombëtar. Këshillimi Kombëtar është një nismë e marrë nga Qeveria dhe e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë kërkon të marrë mendimin e qytetarëve për disa çështje të rëndësishme të politikave publike. Mendimi merret me anë të një pyetësori me 12 çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll