Aktualitet

I humbur prej 8 ditësh! Vritet ish-USHTARAKU në Vlorë, i ati gjen sëpatën me gjak (DETAJET)

19 Shkurt 2022, 09:50 Nga DOSJA
I humbur prej 8 ditësh! Vritet ish-USHTARAKU në Vlorë, i ati gjen

VLORË– Është ekzekutuar Altin Alikaj! Ish-ushtaraku (nënoficer në repartin ushtarak 2004 në Vlorë) u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen ’24 Maj’ në Vlorë. 46-vjeçari rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh. Humbjen e Alikajt e kishte denoncuar i afërmi, duke qënë se nuk kishte të dhëna për vendndodhjen e tij. Nëna e Alikajt, e sapo kthyer nga shteti Grek, shkoi në banesë, aty ku gjeti djalin e pajetë. Policia doli fillimisht me një njoftim zyrtar, duke raportuar se personi që rezultonte i zhdukur sot ishte gjetur i pajetë.

Pas disa orësh, ngjarja u zbulua se ishtë kriminale dhe e planifikuar. Pas hetimeve u zbulua se qentë e komshinjve ishin helmuar, që të mos shkaktonin zhurma. Po ashtu është ulur automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku. Policia ka dhënë më pas njoftimin zyrtar duke thënë se plagët në kokën e viktimës janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga arma e zjarrit.


Ka qenë babai i Altin Alikajt, ai i cili ka konstatuar sëpatën dhe gjurmët e gjakut, menjëherë pas hyrjes në banesë.

Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Para disa kohësh ai ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve i është mbajtur pasaporta, për motive që nuk dihen. Mësohet se ai ka ardhur ilegalisht për në Shqipëri. Pas vrasjes Altin Alikajt i është marrë celulari nga autorët.

Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij. është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë. Trupi i Alikajt është dërguar në morg, ku pritet që të bëhet edhe ekspertiza, për të gjetur shkaqet që kanë çuar në vdekje, si edhe kohën kur mund të jetë vrarë viktima.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ U gjet i vdekur, dyshohet për VRASJE, pamjet nga banesa në Vlorë

FOTO/ Ky është ish-ushtaraku i vrarë në Vlorë, u gjend i pajetë pas 8 ditësh

VRASJA e Alikajt/ Erdhi pa pasaportë nga Kosova, iu mor telefoni, plumbi i preku shpatullën

Ish-ushtaraku u gjet i pajetë, policia e Vlorës: 46-vjeçari u qëllua me armë zjarri

Vritet ushtaraku në Vlorë! DETAJE, autorët helmuan qentë e fqinjëve, ulën automatin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin alikaj nje person i pajete ne vlore vritet altin alikaj altin alikaj nje person i pajete ne vlore vritet altin alikaj

Sondazh

Poll