Aktualitet

U dënua me 1 vit burg për falsifikim, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Luan Dacit

19 Shkurt 2022, 13:52 Nga DOSJA
U dënua me 1 vit burg për falsifikim, Gjykata e Lartë nuk pranon

TIRANË– Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Luan Dacit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Daci kundërshtoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e ka dënuar me 6 muaj burg.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori vendimin më 9 dhjetor 2021 për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Daci, duke pranuar kështu kërkesën e Komisionit Disiplinor. Magjistrati ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, pasi ish-anëtari i KPA-së, akuzohej për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga Besnik Cani. Ishin pikërisht këto hetime ato që bindën trupën e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Dacin. Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet luan daci luan daci

Sondazh

Poll