Aktualitet

U arrestua në Kroaci!Shqiptari, pjesë e rrjetit të kokainës pritet të ekstradohet në Spanjë

19 Shkurt 2022, 13:47 Nga DOSJA
U arrestua në Kroaci!Shqiptari, pjesë e rrjetit të kokainës

SPANJË– Bashkim Osmani, i dyshuar si bosi i bandës mafioze të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave e shënjestruar nga operacioni masiv i policisë, pritet të ekstradohet në Spanjë nga Kroacia javën e ardhshme.

Osmani u arrestua në hotelin e tij BO Palazzo në Porec në kuadër të operacionit policor, i cili u krye njëkohësisht në vende të ndryshme të Europës duke çuar në pranga 45 shqiptarë. 55-vjeçari nga Kosova, dyshohet se ka kontakte në të gjithë Kroacinë dhe ka nën kontrollin e tij një ish-shef të Shërbimit Sekret kroat si dhe agjentë aktualë. Ai nuk bëri rezistencë ndaj arrestimit dhe sugjerohet se kishte parashikuar që avokatët e tij ta lironin.

Ai po mbahet në një burg të sigurisë maksimale, në pritje të transferimit në Majorka. Hetuesit thonë se është vendimtare që ai të sillet në Majorka. Nëse do të qëndronte në Evropën Lindore, ai mund të merrte “trajtim preferencial”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim osmani bashkim osmani

Sondazh

Poll