Aktualitet

Erdhi në Shqipëri me euro të falsifikuara! Lihet në burg shtetasi nga Kameruni

19 Shkurt 2022, 11:10 Nga DOSJA
Erdhi në Shqipëri me euro të falsifikuara! Lihet në burg

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin nga Kameruni, Josoue Ngankam, i cili u kap në Rinas me 1 mln euro. Avokati i tij ka thënë se ai rrezikon deri në 10 vite burg. Ndaj tij rëndon akuza e mashtrimit dhe falsifikmit të parave.

Sipas policisë 53-vjeçari, Josou Ngankam, për të ardhur në vendin tonë ka kaluar transit nga Parisi në Turqi dhe destinacion final Shqipërinë. Në dëshminë e tij ai ka thënë se në Francë është takuar me një mik shqiptar që i ka kërkuar të transportonte valixhen.

Ngankam u arrestua ditë më parë pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme). Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigranti nga kameruni josoue ngankam emigranti nga kameruni josoue ngankam

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2022, 12:02

Big Market tashmë edhe në Sukth!

TIRANË– Marka më e madhe e marketeve shqiptare, Big Market, ka nisur vitin 2022 me zgjerim në territor dhe garantimin e cilësisë në të gjithë zinxhir...