Aktualitet

Kthesa e aksidenteve tragjiike! ARRSH nis punimet të hënën, si do të menaxhohet trafiku

19 Shkurt 2022, 14:21 Nga DOSJA
Kthesa e aksidenteve tragjiike! ARRSH nis punimet të hënën, si do

ELBASAN– Pas dy ditësh pritet që të fillojnë punimet në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd, konkretisht në Kthesën e Murrashit ku janë regjistruar aksidente tragjike, më e fundit ndodhi para dy javësh. Në një njoftim të publikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëhet me dije se punimet do të zgjasin deri në datën 20 mars 2022. Sipas njoftimit, qëllimi i këtij projekti është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm. Gjatë kohës që do të ketë punime është vendosur një sinjalistikë e përkohshme që shpejgon menaxhimin e trafikut.

Njoftimi i ARRSH:

Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800.

Ndërkohë janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për projektin. Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500. Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse

‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.

‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

(Fm/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh elbasan-librazhd arrsh elbasan-librazhd

Sondazh

Poll