Politike

“Jam raca e Avni Rustemit”, Balla-Metës: Po rrotullohet në varr se po ja shpërdoron emrin, largohu urgjentisht

4 Korrik 2019, 09:05 Nga DOSJA
“Jam raca e Avni Rustemit”, Balla-Metës: Po rrotullohet në

Tiranë- Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së fundit të Presidentit Ilir Metës ku tha se është raca e Avni Rustemit. Ai është shprehur se heroit  Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr pasi po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë. Nuk dua të harxhoj kohën sot do të kemi seancë të posaçme të hënë që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të plotë të kushtetues nga ana e presidentit dhe ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin. 30 qershori një festë e demokracisë, keqardhje për këdo që nuk ka mundur të votojë, çdo kujt iu garantua e drejta. Duhet të falënderojnë më gjithë zemër, BE-së, SHBA dhe OSBE që bëri gjithçka mundi për të mbështetur dhe vijuar kursin properëndimor dhe pro-europian. Ne jemi fitimtarët e 30 qershorit, e kemi kuptuar mirë se kemi bërë punë shumë të mira se treguar vendosmëri për zbatimin e Kushtetutës. Kurrë më pas 30 qershorit nuk do të ketë një parti politike të pengojë shqiptarët të votojnë. Iliri, Saliu, Luli dhe Monika ishin mohim i i të drejtës kushtetuese. Më 30 qershor nuk pati asnjë incident. Shikojë mirë Sali, Monikë dhe dhe Luli, dëgjojini mire këto”, u shpreh Balla.

Dy ditë më parë  presidenti Meta kërcënoi Sorosin duke i shprehur se është raca e Avni Rustemit dhe jo raca e tij. Ai theksoi se Sorosi të merret me bizneset e veta dhe se Shqipëria është një vend i vogël për të. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta seanca plenare 4 korrik 2019 taulant balla ilir meta seanca plenare 4 korrik 2019 taulant balla

Sondazh

Poll