Politike

Argumenti i Ralf Gjonit: I mbështeta zgjedhjet por nuk votova, u kryen ashtu siç u kryen…

4 Korrik 2019, 08:46 Nga DOSJA
Argumenti i Ralf Gjonit: I mbështeta zgjedhjet por nuk votova, u kryen

Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni është shprehur se i ka mbështetur zgjedhjet e 30 qershorit por nuk ka shkuar të votojë pasi nuk ka gjetur veten.

“Rama ta gëzojë ditëlindjen, komandanti juaj, shihni sa të gëzuar jeni. I kujtoj Ramës këngën “Globi rrotullohet”, unë do thosha krevati rrotullohet mes ju te treve. Kam edhe një fjalë për ata ambasadorët që sot pa e kuptuar se ç’po ndodh bëjnë thirrje për dialog. Nuk ka më vend dialogu, sepse i bie të rrotullohen sërish treshe ata. Zgjedhjet i kryen, ashtu siç u kryen, unë nuk votova se nuk kisha asnjë mundësi zgjedhjeje por i mbështeta ato”, u shpreh Ralf Gjoni.

Pas dy javësh mungesë  Kuvendi i Shqipërisë  u rikthye sot mes debatesh për Reformën në Drejtësi, shkarkimin e Metës dhe zgjedhjet lokale. Debate janë zhvilluar mes Myslim Murrizit, Taulant Ballës, Gramoz Ruçit dhe Ralf Gjonit. Ky i fundit kërkoi edhe shkarkimin e Damian Gjiknurit nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.  Kërkesës Gjiknuri iu përgjigj me ironi duke u shprehur se kur PD të kërkojë largimin e tij, atëherë ai do të ikë njësoj si Meta. Lidhur me presidentin reagoi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se Avni Rustemi pasi Meta krahasoi veten me të. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni seanca plenare 4 korrik 2019 ralf gjoni seanca plenare 4 korrik 2019

Sondazh

Poll