Aktualitet

HARTA LIVE: E shtuna me diell! Temperatura deri në 18°C, vranësira pasdite, parashikimi

19 Shkurt 2022, 06:23 Nga DOSJA
HARTA LIVE: E shtuna me diell! Temperatura deri në 18°C, vranësira

TIRANË– Dita e shtunë do të karakterizohet nga temperatura të larta. 18 gradë celsius do të jenë temperaturat në territorin shqiptar mirëpo nga mesdita do të vijnë vranësira.

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në territor, duke bërë që të përfshihen nga vranësirat dhe zona e ulët.

Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht me mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll