Politike

Meta: Rama edhe në gjumë mendon të përçajë ndonjë 

18 Shkurt 2022, 19:23 Nga DOSJA
Meta: Rama edhe në gjumë mendon të përçajë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha do të përpiqet të gjejë justifikime për humbjet dhe dështimet e tij. Në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Meta tha se do të kontribuojë në fuqizimin e opozitës. Në lidhje me kryeministrin Rama, Meta tha se ai edhe në gjumë do të mendojë të përçaj apo të bëjë ndonjë intrigë.

“Lidhur me drejtuesit e vulës ato do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore. Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një qeveri. Vota ka pasur me tepricë, dhe s’duhet të shesë.

Rama edhe në gjumë do të mendojë të bëjë një intrigë, të përçajë dikë, të korruptojë dikë, do të jetë gjithnjë në aksion, është në të drejtën e tij, na pëlqen ose jo, por është fakt se nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar serioz dhe ndeshja ka qenë e truktuar dhe rezultati ka qenë i ditur dhe i paracaktuar prandaj ka pasur atë arrogancë”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll